Ekspozita “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, bashkon Avokatët e Popullit në Prishtinë

Rrëfimi i luftës për familjen Haxhidema: Forcat serbe hapën zjarr duke vrarë në vend babë e bir

Sot 23 vjet më parë, nga forcat serbe u vranë babë e bir në fshatin Manastirc të Ferizajt.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë sot ka përkujtuar ngjarjen tragjike të familjes Haxhidema nga fshati Manastirc, krahas ekspozitës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”.

Përmes Facebook-ut, FDHK-ja ka publikuar fotografi të disa figura nga druri dhe lodra, që përshkruajnë historinë e trishtë të familjes Haxhidema.

Në datën 30 maj të vitit 1999, babai, së bashku me djalin e tij Gazmendin dhe një tjetër familjar, u nisën për të shkuar te një kushëri. Rrugës, pranë shkollës së fshatit, forcat serbe hapën zjarr mbi ta, duke vrarë në vend babë e bir.

Kjo figurinë nga druri dhe lodra, tregojnë pasionin e Gazmendit për punë dore. Ai e kishte gjetur këtë copë druri dhe e kishte shndërruar në suvenir, ndërsa lodrën e kishte modifikuar duke i shtuar një pjesëz elektronike.

Nëpërmjet këtij LINKU mund ta vizitoni në formë virtuale ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”.

Më 13 maj 2019 është bërë hapja e ekspozitës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” kuruar nga Blerta Hoçia, në kujtim të 1,133 fëmijëve të vrarë si pasojë e luftës në Kosovë 1998-2000.

Në luftën e fundit në Kosovë në vitet 1998-1999 nga forcat serbe u vranë mbi 13 mijë persona dhe mbi 800 mijë u zhvendosën.

Lodra e Gazmendit – i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë Foto: Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë/ Facebook
Lodra e Gazmendit – i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë Foto: Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë/ Facebook