Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrëfimi ekskluziv i përkthyeses Nora Visoka Weller për luftën në Kosovë - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista ekskluzive me Nora Visoka Weller.

Nora Visoka Weller është avokate në Universitetin e Cambridge. Aty e ka përfunduar Juridikun dhe Arkeologjinë, ku ka specializuar në Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore dhe të Luftës.

Në moshën 18-vjeçare, Nora fillon punën si përkthyese me gazetarë të huaj, në pothuajse të gjitha zonat e luftës dhe përfundon duke punuar në misionin diplomatik të Ambasadës amerikane.

Ndërkohë, ajo do të trajnohej në teknika të ndryshme të mbrojtjes dhe të sigurisë, mbikëqyrjes, si të vozitë vetura 6 tonë të rënda në zona të luftës, për të thyer barrikada.

Puna e saj gjatë luftës ndërpritet në shtatorin e vitit 1998, kur makina e blinduar e Ambasadës bie në një minë kundër-tank. Nora lëndohet rëndë dhe shërimi i saj zgjat disa muaj.

Fati deshi që automjeti që ishte i blinduar dhe Nora Visoka Weller  shpëton. Ajo rikuperohet dhe 22 vite pas vjen këtu për të na treguar historinë e një prej disa të rinjve nga Prishtina që punuan në misione të huaja.

Nora Visoka Weller rrëfen për herë të parë planet e gazetarëve ndërkombëtarë për të takuar UÇK-në. Rrëfimi i saj se si atë si përkthyese dhe gazetarët e BBC serbët i pritën me snajpër.

Si u filmua familja Jashari pak ditë pas masakrës së Prekazit?

Dëshmia e përkthyeses si u angazhuan amerikanët në monitorimin e luftës në Kosovë.