Rrahu gruan, arrestohet një person në Deçan

Një person ka përfunduar prapa grilave të premten në Deçan.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor” – thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 44 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – përfundon njoftimi.