Rrahje në Suharekë

Një person është arrestuar pasi ka rrahur një person tjetër.

Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë në fshatin Bllacë në Suharekë. I dyshuari kishte rrahur viktimën dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Pas lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa është liruar pas marrjes së trajtimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i rastit ku me vendim të këtij të fundit pas intervistimit të të dyshuarit, është dërguar në mbajtje.