Ilustrim

Rrahje mes gjashtë personave në Fushë-Kosovë

Gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje që ka ndodhur në parkingun e një autolarjeje në Fushë-Kosovë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë dje rreth orës 19:00.

Sipas Policisë dyshohet se sherrit i ka paraprirë një mosmarrëveshje.

Në rrahje janë përdorur edhe shufra të metalta ndërsa tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

Këta të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Dy nga ta janë liruar nga tretmani mjekësor ndërsa njëri nga ta ka vazhduar në QKUK.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të  gjithë te dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.