Rrahje mes dy nxënësve në Skenderaj, njëri pëson lëndime

Dy të mitur janë përleshur fizikisht gjatë ditës së djeshme në Skenderaj.

Sipas raportit policor, një nxënës, ka pësuar lëndime trupore për shkak se pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht me një nxënës tjetër.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Të dy personat e përfshirë në rast janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatit.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt