Rrahje dhe therje me thikë te shtëpizat e vendosura në shesh

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka ndodhur një rrahje dhe therje me thikë mes tre personave në rrugën “Xhorxh Bush” të kryeqytetit.

Sipas Policisë, një burrë ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy burra të tjerë. Njëri nga të dyshuarit gjatë rrahjes ishte therur me thikë nga një person tjetër i pa njohur.

“Të lënduarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të  rregullt” – thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se ngjarje ka ndodhur rreth orës 23:50 te shtëpizat e vendosura për festat e fund vitit në sheshin e Prishtinës.

Kurse, nga Prokuroria në Prishtinë kanë bërë të ditur se tre personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

“Prokurori kujdestar është informuar nga policia se tre (3) persona, të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete, me ç’ rast nga ky incident kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të iniciohet “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe të ndërmerren veprime hetimore karshi këtij rasti” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.