Ilustrim

Rrahja në vreshtat e rrushit, paraburgim për dy të dyshuarit

Një rrahje që ka ndodhur të shtunën në një vreshtë rrushi, sipas policisë, ka lënë të lënduar një person. Dy të dyshuarit për rrahje tani do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj

Sipas prokurorisë, të pandehurit Q.I dhe L.R i kanë shkaktuar lëndime viktimës M.P në Rahovec.

Ky rast kishte ndodhur pas një mos marrëveshjeje verbale që kishin personat.

Në veprimet e dy të dyshuarve theksohen se të njëjtit e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin, duke e goditur disa herë me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, e duke i shkaktuar lëndime në mushkëri dhe në kokë.

Më pas i dëmtuari M.P., ka filluar të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë, të njëjtit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe me rekomandimin e mjekëve dërgohet në QKUK në Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurve ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është caktuar nga Gjykata e Gjakovës.