Rizvanolli: Trepça ka më shumë punëtorë në administratë se sa minatorë, për shkak të ndikimit politik në punësime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në raportimin para komisionit parlamentar për Ekonomi, ka thënë se ndërmarrja publike “Trepça” ka shënuar përparim që nga fillimi i mandatit të qeverisë Kurti.

Porse, shtoi se është për keqardhje situata e krijuar në këtë ndërmarrje pas emërimit U.D të Enis Abdurrahmanit.

“Është për keqardhje dhe turp që ndodh dhe vjen puna me shku me njësi speciale në një ndërmarrje publike. Një Trepçë me më shumë punëtorë në administratë sesa minatorë dhe kjo faktorë kyç ka ndikimin politik për punësime. Ka pas fjalë që persona që kanë apliku për bord janë shantazhu nga klane të caktuara brenda Trepçës”, tha Rizvanolli.

Por deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala tha se shkuarja e ministres dhe kryeministrit nën përcjelljen e njësive speciale të Policisë është shenjë e politizimit.

“Nuk ka ndodh që 20 vjet me shku me njësi speciale në ndërmarrje publike po kjo u bo për shkak të politizimit të skajshëm në Trepçë. Që 9 muaj që jeni në pushtet nuk ka bord Trepça po edhe para kësaj nuk ka pas. Trepça është pa bord, që dy herë i ka skadu mandati bordit të përkohshëm, mu kjo më intereson”, tha ai.

Incidenti në “Trepçë”, Kurti: Si kryeministër zotohem se nuk do të ketë asnjë individ as grup më të fuqishëm se shteti

30 ditë paraburgim për Rafet Ibishin dhe të tjerët për dhunën në Trepçë