Foto: Termokos/Facebook

Rikthehet furnizimi me ngrohje në qendër të Prishtinës

Ngrohtorja “Termokos”, ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ngrohje për konsumatorët në qendër të Prishtinës.

Sipas njoftimit të “Termokos-it”, pak kohë pas angazhimit, ekipet kanë arritur, që me sukses të evitojnë rrjedhjen, që është paraqitur sot në në rrugën “Luan Haradinaj”, në afërsit të Qendrës së Regjistrimit Civil.

“Pas evitimit të kësaj rrjedhje, menjëherë është rikthyer furnizimi me ngrohje për gjithë konsumatorët e lagjes “Qendër’”, thuhet në njoftim.

Qendra e Prishtinës mbetet pa ngrohje, shkak rrjedhja e një gypi të Termokos-it