Foto: Termokos/Facebook

Qendra e Prishtinës mbetet pa ngrohje, shkak rrjedhja e një gypi të Termokos-it

Banorët e Qendrës, përkatësisht ata të rrugës ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë kanë mbetur pa ngrohje si shkak i rrjedhjes së një gypi të ngrohtores Termokos.

Kështu ka bërë të ditur ngrohtorja e qytetit përmes një njoftimi.

“NP “Termokos” njofton konsumatorët, se për shkak të një rrjedhje, që është evidentuar në gypin magjistral në qendër të qytetit, përkatësisht në rrugën “Luan Haradinaj”, në afërsi të Qendrës për Regjistrim Civil, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ngrohje për gjithë konsumatorët e lagjes “Qendër”, thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje potencohet se ekipet janë në teren, kurse furnizimi me ngrohje do kthehet sapo të sanohet problemi.

“Ekipet tona janë angazhuar menjëherë për evitimin e kësaj rrjedhje dhe sapo të krijohen kushtet do të vazhdojë furnizimi me ngrohje për gjithë konsumatorët” potencon tutje Termokos.