Rezultatet preliminare, LVV dhe PDK fitojnë nga dy komuna të veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e sotme të zhvilluara në katër komunat veriore.

Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë marrë nga dy komuna.

Në Mitrovicë të Veriut, LVV do të qeverisë me Erden Atiq, dhe në Leposaviq me Lulzim Hetemin.

Ndërsa PDK në Zubin Potok do të qeverisë me Izmir Zeqirin dhe në Zveçan me Ilir Pecin.

Sot janë mbajtur zgjedhjet në Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok.

Mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar sot në katër komunat në veri të Kosovës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ shpall rezultatet preliminare për zgjedhjet në veri