Reshjet e dendura të shiut, KRU Prishtina ndërpret prodhimin e ujit për rreth tre orë e gjysmë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se do të ndërpresë prodhimin e ujit, për rreth 3 orë e gjysmë.

Sipas një komunikate për media, ndërprerja e prodhimit të ujit do të bëhet për shkak se reshjet e shiut kanë shkaktuar turbullirë të ujit në kanalin e Ibrit.

“Jemi detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprejmë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj duke filluar sot në orën 12:00-15:30”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Ditëve të fundit Kosova po përballet me reshje të dendura të shiut, që si pasojë në disa qytete të vendit ka shkaktuar vërshime.

Vërshimet në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Situata është nën kontroll