Vershime ne Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Vërshimet në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Situata është nën kontroll

Pas vërshimeve dhe bllokimit të disa rrugëve në Prishtinë, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata është në kontroll.

Në një shkrim në Facebook Ahmeti ka deklaruar se gjashtë kompani të mirëmbajtjes kanë dalë në terren.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Të dashur qytetarë,

Pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës së bashku me gjashtë Kompani të mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe janë duke punuar në sajimin e dëmeve eventuale si dhe në mbështetje të qytetarëve.

Sipas informatave që kemi nga terreni, në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje.

Tani për tani situata është nën kontrrollë dhe nuk ka vend për panikë.