FOTO - KALLXO.com
Humbja e besimit në media
Muhamet Hajrullahu, nga portali Telegraf në panelin e diskutimit për raportin e deziforimit, “Vorbulla e Rrenave”, ka thënë se nëse redaksitë e mediave duhet të kenë profesionalizëm, duhet të punësojnë profesionistë.
Ai shtoi se nëse gazetarët nuk kanë parime, atëherë dezinformatat janë natyrshëm pjesë e çdo diskursi.
“Redaksitë nëse duan të kenë një aspekt profesional duhet të punësojnë njerëz profesionistë dhe që kanë parime. Ne çka mundemi me bë si shoqëri, si media, është si ky aspekti i sotëm. Shumë media viteve të fundit edhe pa dashje kanë bërë një deziformatë. Po dëgjoj që po humb besimi në media, kjo sepse po bëhet një gjeneralizim. Ne si publik duhet me ia nis me i dallu cilat janë mediat që duhet me i besu dhe cilave jo. Shpeshherë burimet që i kemi pa në Kosovë kanë qenë burime të afërta me shtetin e Serbisë” – tha Hajrullahu.
Ai gjithashtu ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos publikim të draftit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij publikimi i draftit do të eliminonte shumë mëdyshje dhe fake-news (Lajme të rreme).
“Shumë mirë që BE ka fillu të suportoj tema për lajme të rreme por që një kritkë, BE nuk e ka publiku draftin e asociacionit i cili ka dal në media në vend që ta publikoj që të mos ketë mëdyshje që a është fake a është real, normal që mediat duan ta kenë edhe eksluzivttetin dhe shpeshherë po ndodhin ‘nonpaper’ dhe po dalin lajme të rreme” – tha tutje Hajrullahu.
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN ka prezantuar sot Raportin e Deziformimit, i cili përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativat e tij.
Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.
I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Raporti i Dezinformimit ka ‘hartuar’ dezinformimin në Kosovë duke ofruar njohuri për dinamikën e dezinformimit dhe pasojat që ai ka tek qytetarët e Kosovës në fusha të ndryshme.
BIRN prezanton Raportin e Dezinformimit “Vorbulla e rrenave” – LIVE