Vizita e ministres Vlora Dumoshi në Komunën e Vitisë, Foto: MKRS
Reagon këshilltarja e Dumoshit, thotë se ministrja nuk mori pjesë në darkën e 452 eurove
Shefja e kabinetit të ministrës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gentiana Azemi, ka reaguar pas shkrimit të KALLXO.com në lidhje me shpenzimet për një drekë zyrtare mes Komunës së Vitisë dhe Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi me vlerë prej 452 euro, në kohë pandemie.
Azemi përmes një postimi në Facebook ka thënë se dreka për të cilën është raportuar, ministrja Dumoshi, nuk ka qëndruar fare.
“Brenda vetëm disa orëve, shfaqen lajme tendencioze për ministren Dumoshi të cilat janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Dreka e cila po flitet të pranishëm ishin mbi 40 persona dhe ministrja Dumoshi nuk ka qëndruar, vetëm sa është përshëndetur me zyrtarët e Komunës dhe zyrtarët e shkollës së parë shqipe në Stubëll”, ka shkruar ajo.
Tutje Azemi thotë se sa për informacion mund të dokumentohet që në çdo rast ministrja Dumoshi i ka shpenzimet më të pakta dhe në asnjë moment nuk abuzon mbi paratë e qytetarëve.
“Në këtë kohë e kuptoj që puna e ministres Dumoshi mund t’i pengoj dikujt apo mund të mos i pëlqej, por shumë e ulët për shpifje. Shumë ulët”, ka thënë më tej Azemi.
Për këtë shkrim ka pasur reagim edhe nga ana e Komunës së Vitisë.
Shpenzoi 452 euro nga buxheti i komunës në mish e raki, reagon Sokol Haliti
.