Kurti thotë se të rinjtë kanë shumë ide dhe entuziazëm për pjesëmarrje në politikbërje

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marr pjesë në Konferencën për Rininë 2022 “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Ai gjatë fjalës së tij ka thënë se kanë vërejtur se institucionet në Kosovë nuk kanë komunikuar mjaftueshëm me ta, e as për ta.

Sipas Kurtit këto gjëra duhet të ndryshohen, duke shtuar se të rinjtë e të rejat kanë shumë ide dhe entuziazëm për pjesëmarrje në politikbërje.

Kurti tha se brenda pak muajve qeverisje kanë nisur dialogun për rini, duke thënë se kanë pasur takime me të gjithë hisedarëve.

“Kemi anketuar mbi 300 individ dhe mbi 35 organizata rinore”- tha Kurti.

Ai tutje shprehet se sot janë bashkë në këtë konferencë direkte për ndërlidhjen e të rinjve me vendimmarrësit politik.

“Ne veçse kemi nisur masa të rëndësishme në sektor te ndryshëm, arsimin e lartë pa pagesë, njëkohësisht edhe kemi ndarë bursa për studime universitare brenda dhe jashtë vendit”- thotë ai.

Sipas kryeministrit, deri tani është mbështetur puna praktike e të rinjve në institucione dhe studentët janë mbështetur për gjatë dy pakove financiare.

Ai tutje cilësoi se detyra e tyre ndaj të rinjve është përtej programeve, është që ta fuqizojnë shtetin brenda dhe jashtë dhe ta zhvillojnë ekonominë.