Rasti “Panda”, Kurti kujton vrasjen e 6 të rinjve serbë në Pejë: Edhe Vuçiq e pranon se krimin nuk e kryen shqiptarët

Sot janë bërë 25 vjet që nga vrasja e gjashtë të rinjve serbë në një kafene të quajtur “Panda” në Pejë.

Të njëjtët sot u kujtuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“14 dhjetor 1998 – Serbia vret 6 të rinj serbë në kafenenë “Panda” të Pejës dhe fajëson shqiptarët” – tha Kurti.

Tutje ai shtoi se ky rast u përdor si pretekst për një fushatë gjenocidale në Kosovë.

Kryeministri tha se qindra persona janë arrestuar dhe torturuar për këtë krim.

Sipas Kurtit, për këtë rast edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e pranon se “shqiptarët nuk e kanë kryer”.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se pas 25 vitesh, autorët mbeten të pandëshkuar.