Ilustrim

Raportohet e vjedhur një veturë në Shtime, ankuesi thotë se e njeh të dyshuarin

Një veturë, e cila sipas ankuesit ka qenë e parkuar, është vjedhur dje, më 28.03.2024, në Shtime.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në 12:10h dhe se ankuesi ka raportuar se personi i dyshuar është i njohur për të.

Sipas PK-së, rasti është iniciuar si “Veturë e vjedhur”.

Policia gjithashtu ka njoftuar se njësitet relevante policore janë duke e hetuar rastin.