Raportimet për fletarrest ndërkombëtar nga Rusia për disa zyrtarë policorë të Kosovës, deklarohet Sveçla - VIDEO

Ditët e fundit në disa media është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë policorë të Kosovës.

Në mesin e tyre është raportuar se bën pjesë edhe Shefi i Njësisë Speciale Operative të PK-së, Besart Ahmeti. 

Për këtë çështje, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla më 04.03.2024 shkurtimisht ka thënë se janë njoftuar zyrtarisht. 

“E dimë, kemi informata zyrtare ne për këtë çështje, nuk është brengë as e imja as e Besartit (Ahmeti)” – tha ministri. 

Ndër të tjerash, ai shtoi se “nuk pritet diçka tjetër prej Rusisë.”