Sulmi në Kharkiv

Raketa godet qendrën e Kharkiv (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka postuar në Twitter një video të shpërthimit në Sheshin e Lirisë në Kharkiv dhe akuzon presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte.

Ai i ka bërë thirrje botës që të izolojë Rusinë.

“Putini nuk është në gjendje të shkatërrojë Ukrainën. Ai kryen më shumë krime lufte nga inati, vret civilë të pafajshëm. Bota mund dhe duhet të bëjë më shumë. Rriteni presionin, izolojeni plotësisht Rusinë”, ka shkruar ministri Kuleba në Twitter.