Foto: Ilustrim

Rahovec - Përleshje për pronë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec, pasi të njëjtit kanë sulmuar një mashkull dhe një femër, për shkaqe pronësore, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktimat janë dërguar në QKMF në Rahovec për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën ‘Sylejman Haxhia’ rreth orës 09:30.