‘DokuFest’ publikon listën e filmave garues për edicionin e 22-të

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” ka publikuar programin e filmave që do të garojnë në edicionin e 22-të tij.

Këtë edicion sipas “DokuFestit” do të shfaqën 104 filma në tetë kategoritë konkurruese, me 481 filma nga 111 vende të cilët kanë aplikuar për pjesëmarrje në këtë festival.

Një pjesë e filmave, sipas njoftimit të “DokuFestit” do të kenë premierat e tyre botërore, ndërkombëtare dhe evropiane, duke bërë këtë festival pikënisje të rëndësishme në këtë pjesë të botës si për filmat e shkurtër dokumentarë ashtu edhe për ato narrative.

“Në ditët në vijim ‘DokuFest do të vazhdojë me njoftimet e mëtejshme të programit, duke përfshirë shpalljen e temës së pritur me padurim, përzgjedhjen për kategorinë shumë popullore ‘View From the World’, një program i një Shteti në Fokus, si dhe një mori programesh të tjera të kuruara posaçërisht për këtë edicion, diskutime në panel, biseda, program për fëmijë, master classe dhe akte muzikore që do të performojnë në festival” – thuhet në njoftim.

Edicioni i 22-të i “DokuFestit” do të mbahet nga 4 deri më 12 gusht 2023 në Prizren.