Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Mentor Zejnullahu zgjidhet drejtor i QKUK-së
Mentor Zejnullahu është zgjedhur drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përmes konkursit të rregullt e me mandat të plotë.
Zejnullahu që nga gushti i vitit 2025 kishte qenë ushtrues detyre i drejtorit të QKUK-së.
Në konkursin për drejtor QKUK-së, Zejnullahu kishte qenë kandidati i vetëm pasi që në testin me shkrim kundërkandidati i tij kishte munguar.
Sipas rezultateve të publikuara, ai kishte marrë 62.5 pikë në testin me shkrim.
Mentor Zejnullahu para emërimit si u.d. drejtor i QKUK-së kishte shërbyer si Drejtor i Shërbimeve të Përbashkëta Tekniko-Administrative në QKUK.
Para Zejnullahut si u.d i drejtorit të QKUK-së ka qenë Osman Hajdari, i cili ishte liruar më pas nga kjo detyrë në gushtin e vitit 2025.
Osman Hajdari ishte emëruar u.d drejtor i QKUK-së në janar të vitit 2024. Para se të caktohej u.d. drejtor i QKUK-së, Osman Hajdari ka qenë drejtor i administratës në Spitalin e Prizrenit ndërsa në vitin 2026 Hajdari është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.
Ish-asamblisti i VV-së në Prizren emërohet u.d. i drejtorit të QKUK-së
