Qeveria themelon Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria ka gjetur një shëndetësi me gjendje të rënduar dhe ka thënë dhe je janë para një situate që kërkon veprim urgjent.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria themeloi Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi.

“Për zbatimin e masave urgjente për të siguruar funksionimin e sistemit shëndetësor komisioni ka këto përgjegjësi: të bëjë analizën dhe definimin e ndarjes e bashkëpunimit publiko-privat, reformimin e SShKUK-s, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”- tha Kurti.

Kurti tha Komisionin do ta kryesojë ai dhe se takimi i parë mbahet sot pasdite.

“Kryeministri kryesues, ministri i Shëndetësisë anëtar, ministri i Financave anëtar, ministrja e Arsimit anëtare, zv ministrja e Shëndetësisë anëtare, zv ministri i Shëndetësisë anëtarë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë anëtar, këshilltari i kryeministrit për shëndetësi anëtarë, këshilltari i kryeministrit për teknologji të informacionit anëtarë, zëvendësuesja e drejtores së ShSKUK-s anëtare dhe kryetarja e bordit të ShSKUK-së anëtare”- tha Kurti.