Qeveria sot mban mbledhjen, pritet lehtësim i masave

Ekzekutivi pritet që sot të mbajë mbledhjen e radhës në ora 18:00.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se pas mbledhjes do të ketë një konferencë të përbashkët nga kryeministri dhe ministrii i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Nesër në vendin tonë do të fillojë faza e tretë e hapjes graduale ose lehtësimit të masave të vendosura si preventivë ndaj COVID-19.

Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove, trafikut urban e ndërurban e masa të tjera.