Kryeministri i Tajlandës gjobitet për mos vendosje të maskës

Derisa Tajlanda po lufton për ta bënë nën kontroll përhapjen e coronavirusit, Bangkok e bëri të detyrueshme për banorët vendosjen e maskës në publik që nga e hëna.

Një ndër personat e parë që theu këtë rregull të ri ishte kryeministri i vendit, Prayuth Chan-ocha, i cili ishte parë pa maskë në një takim të qeverisë në një foto të publikuar në faqen e tij të rrjetit Facebook.

Si shkelës i masave për herë të parë, ai u pajtua të paguajë gjobë rreth 190 dollarë.

Guvernatori i Bangkok-ut, Aswin Kwanmuang, erdhi të hënën me zyrtarë të lartë të policisë për të ndihmuar në mbledhjen e tyre.

“E informova kryeministrin se kjo ishte shkelje e rregullave”, shkroi guvernatori në Facebook.

Fotoja ishte larguar nga fajqa e Facebook-ut të kryeministrit.

Për zotin Prayuth, kjo gafë është ndër problemet e tij të fundit pasi Qeveria e tij ka luftuar në marrje të vaksinave, kurse numri i të infektuarve gjatë këtij muaji ka shënuar rritje.

Gati dy e treta e provincave të Tajlandës kanë vënë gjoba për mos mbajtjen e maskës në publik.

Dënimi maskimal deri tani është rreth 635 dollarë. Nytimes