Shpend Ahmeti reagon sërish kundër ashpërsimit të masave në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish lidhur me masat e fundit të qeverisë, të cilat Prishtinën e fusin në zonën  e cila paraqet rrezik të lartë.

Ahmeti ka renditur një numër faktesh të cilat sipas tij nuk qëndrojnë dhe që nuk duhet të merret si kriter numri i të infektuarve në 100 mijë banorë.

“Në qoftë se një numër tepër i madh i të infektuarve janë zyrtar publik që punojnë në institucione publike, si ndihmon ora policore prej ores 19:00?

Sipas kritereve të qeverisë, në qoftë se Komuna i ndërpren testimet dhe ndalon laboratoret private në Prishtinë, atëherë për pesë ditë do të jemi në zonën e gjelbërt sepse nuk do të kemi raste pozitive.

Qeveria po e merr për bazë 201,000 banorë në Prishtinë, a ka plotë njerëz në lista të IKSHP që banojnë në Prishtinë por nuk janë të regjistruar në Prishtinë. (Vetëm nga numri i nxënësve Prishtina i ka 320 – 350 mijë banorë). Kjo është me rëndësi sepse si kriter po e marrin numrin e të infektuarve për 100,000 banorë,” ka shkruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit kriteri duhet të jetë në bazë të rasteve pozitive si përqindje e testimeve.

 

Komunat me rrezikshmëri të lartë me numër të infekturave mbi 150 për 100 mijë banorë brenda javës  janë kategorizuar në zonen e kuqe. Në këto qyteete operatorët ekonomik, shërbimet hoteliere dhe gastronomia janë lejuar në punojnë nga ora 05:00-19:00. Nga ora 19:00, kryeministri Hoti ka bërë të ditur se të gjitha bizneset do të mbyllen.

Në komunat me rrezikshmëri të lartë nga e premtja në ora 19:00 do të filloj ora policore dhe do të ndalohen hyrjet – daljet.

Shpend Ahmeti kundër masave të fundit të qeverisë për Prishtinën