Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar për masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të marra të mërkurën në Gjermani.

Bëhet e ditur se nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh nën 50 për 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

 

 

 

 

Në rast se shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera.

Po ashtu në njoftim thuhet edhe se është vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj koronavirusit falas./21media