Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Qeveria shkarkon Bordin e INFRAKOS-it

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të shkarkuar bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.

Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, i propozoi kabinetit qeveritar shkarkimin e Bordit për shkak që ata nuk kanë shkarkuar kryshefin Agron Thaçi pas ngritjes së aktakuzës nga ai.

“Bordi ka shkelur detyrat fiduciare për shkak që ka dështuar të marrë masa ndaj krye shefit të ndërmarrjes i akuzuar për keqpërdorim të pozitës, me 3 janar 2020 Prokuroria e Prizrenit, departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë ndaj Agron Thaçit për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Bordi ka njoftuar se ka shqyrtuar rastin, por kanë thënë se nuk duan te i interferojnë në punët e Drejtësisë. Bordi ska nevoje të pres. Bordi ka vonuar pa arsye përmbushjen e detyrimeve ligjore”, tha ajo.

Hajdari përmendi edhe arsye të tjera se pse ky Bord duhet të shkarkohet.

“Poashtu, likuideti i ndërmarrjes ka rënë dukshëm në vitet e fundit, për çka bordi ka bazë të shkarkoj kryeshefin, prandaj unë i propozoj qeverisë të shkarkoj bordin për shkelje të detyrave fiduciare”

Bordi i Ndërmarrjes InfraKos përbëhej nga Enver Aruqaj –Kryesues, Lundrim Camaj –anëtar, Enis Berisha – anëtar, Shkëlqim Osmanaj –anëtar, Nagip Skenderi – anëtar dhe Arben Dodaj –anëtar.

Kryesuesi i këtij bordi është Enver Aruqaj, një ushtarak që ka qenë këshilltar i Hashim Thaçit gjatë kohës sa ka qenë Kryeministër.

Në mbledhjen e kaluar kabineti qeveritar shkarkoi bordin e Telekomit.

Ish-Këshilltari i Thaçit në Krye të Infrakos-it

.