Kryeministri Hoti në Rahovec; Fotografi: Avdullah Hoti

Qeveria ndanë 48 milionë euro për subvencione në bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se janë ndarë 48 milionë euro për subvencione në bujqësi.

Hoti sot ka takuar verëtarët dhe vreshtarët në Rahovec dhe përmes një postimi në Facebook, ka thënë se subvencionet për bujqësi janë dyfishuar për të përballuar situatën me  COVID-19.

“Nga 24 milionë, janë bërë 48 milionë euro për subvencione në bujqësi. Për vreshtat, subvencionet rriten nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektarë, ndërkaq për litër të verës rriten nga 4 cent në 8 cent për litër”, ka shkruar ai.