Ministria e Ekonomisë zgjatë afatin për aplikim për subvencione të energjisë

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikim për subvencione të efiçiencës së energjisë.

Kjo ministri ka thënë se afati është zgjatur pasi kishte kërkesa të shumta nga qytetarët.

“Ministria e Ekonomisë njofton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në Thirrjen e Dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët 03/2022, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për Fazën 1 deri më 2 Dhjetor 2022” – thuhet në njoftim.

“Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje” – thuhet në njoftimin e ministrisë që drejtohet nga Artane Rizvanolli.

Për të marrë më shumë informacione rreth procedurave, ministria ka shpërndarë edhe një grup në rrjetin social Viber.