Ministria e Ekonomisë: Qytetarët mund ta korrigjojnë aplikimin për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar qytetarët që kanë aplikuar në fazën e parë në thirrjen publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë dhe të cilët gabimisht kanë përgjedhur pajisjen që duan t’u subvencionohet se mund të bëjnë kërkesë për ndryshimin e pajisjes.

Sipas Ministrisë, kërkesa mund të bëhet deri më 20.10.2022, me shkrim në email adresën: [email protected]

Kërkesa duhet të përmbajë: Emrin e mbiemrin e aplikuesit; Numrin personal; Emrin e masën për të cilën ka aplikuar gabimisht; Emrin e masës së re që do të aplikojë.

Ministria potencon se kjo vlen vetëm për ata aplikues që kanë aplikuar gabimisht në fazën e parë.

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje u mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike dhe rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë.

Pajisjet të cilat do të subvencionohen janë; pompë termike, pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë efiçiente), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë.

Hapat për të aplikuar për t’u subvencionuar për efiçiencë të energjisë