Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria mohon se Kurtit iu refuzua viza amerikane

Në disa media sot u raportua se shefit të ekzekutivit kosovar, Albin Kurtit, i është refuzuar viza amerikane, e cila i duhej për një vizitë në ShBA.

Mirëpo këtë e demantuan nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për KALLXO.com se Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Madje tha se ai do të udhëtojë së shpejti atje.

“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu.