Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Qeveria miraton vendimin për themelimin e Zyrës për Kontrollimin dhe Harmonizimin Gjuhësor

Kabineti qeveritar sot ka miratuar vendimin për themelimin e Zyrës për Kontrollimin dhe Harmonizimin Gjuhësor.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti qytetarët e komunitetit serb janë ndeshur shpesh me mangësi në përkthimin e ligjeve dhe akteve sekondare.

Kjo gjë siç tha kreu i ekzekutivit ka shkaktuar edhe huti por edhe pamundësi për të kuptuar të drejtat dhe obligimet.

“Qeveria jonë është ne shërbim të gjithë qytetarëve të vendit. Qytetarët tanë të komunitetit serb janë ndeshur shpesh me mangësi në përkthimin e ligjeve dhe akteve sekondare gjë që ka shkaktuar edhe huti por edhe pamundësi për të kuptuar të drejtat dhe obligimet. Për këtë do te themelojmë zyrën për Kontrollimin dhe Harmonizimin Gjuhësor që do të jetë në shërbim të te gjitha ministrive të Qeverisë”- ka thënë Kurti.