Qeveria miraton Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit, s’ia tregon emrin

Qeveria ka emëruar Koordinatorin Nacional për Parandalimin e Eksteremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Propozimin për emërim e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por i njëjti nuk ka treguar emrin e zyrtarit që do të mbajë këtë pozitë.

“Në kuadër të detyrave të Ministrit të MPB-së është edhe një numër i strategjive që duhet koordinuar, një ndër to është edhe Strategjia për Parandalimin dhe Ekstremizmin e Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit dhe është nevojë që koordinatori të caktohet në këtë mbledhje të Qeverisë”, tha Sveçla në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Pas propozimit të tij, kabineti qeveritar ka votuar për këtë propozim, pa treguar emrin e Koordinatorit të Ri Nacional.