Ilustrim: Pixabay

Qeveritarët dhe diplomatët do të përballen në një ndeshje miqësore në futboll

Qeveritarët e Kosovës dhe Trupi Diplomatik do të përballen në një ndeshje miqësore në futboll më 14.06.2024.

Ndeshja do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali në orën 15:00.

Sipas agjendës së publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, para ndeshjes zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj dhe ambasadori i Suedisë, Jonas Qesterlund do të mbajnë një fjalë përshëndetëse.

E krejt në fund, parashihet të ndahen edhe shpërblime.

Kjo ndeshje luhet pikërisht në ditën e hapjes së Kampionatit Europian- 2024, i cili do të zhvillohet në Gjermani.