Ndërtesa e Telekomit të Kosovës Foto: KALLXO.com

Qeveria emëroi Bordin e përkohshëm i Telekomit të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve Telekomit të Kosovës.

“Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), të 16-ën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, i cili do të përbëhet nga Mehmet Berisha – kryesues, Kushtrim Krasniqi – anëtar, Teki Shala -anëtar dhe Blerim Shehu, anëtar, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje.

“Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm”, thuhet në njoftim.