Thirrja per botime. Foto: Facebook/Qendra Multimedia

Qendra Multimedia hap thirrje për botim të veprave letrare

Qendra Multimedia në Prishtinë ka hapur sot thirrje (konkurs) për botimin e veprave letrare.

Përmes një njoftimi për media, Qendra Multimedia bën të ditur se ka hapur thirrjen për botime të zhanrit prozë e shkurtër dhe poezi për autorë nga Kosova.

“Në fazën përfundimtare, do të përzgjidhen tre deri në pesë libra për botim. Librat e përzgjedhur do të botohen nga Qendra Multimedia”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

Të interesuarit, sipas kritereve, mund të konkurrojnë me dorëshkrim në prozë (e shkurtër) dhe poezi, të pabotuara më parë. Aplikacionet për konkurrim duhet të përfshijnë dorëshkrimin (formati Word) dhe një biografi të autorit.

Afati i fundit për konkurrim është 10 shtator 2020, në adresën [email protected] me subject: “[Emri i autorit/es] – ‘Thirrje për botime’.