Putin: Ka zhvillime 'pozitive' në bisedimet Ukrainë-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se ka pasur zhvillime “pozitive” në negociatat në vazhdim midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas.

“Ka disa ndryshime pozitive atje, pasi negociatorët nga ana jonë ma kanë informuar”, i tha Putin udhëheqësit bjellorus Alexander Lukashenko – një aleat kryesor rus – në një takim në Moskë, raporton BBC.

Ka pasur tre raunde negociatash midis ekipeve negociuese të dy palëve në kufirin Ukrainë-Bjellorusi – dhe të enjten ministrat e jashtëm ukrainas dhe rus u takuan për bisedime në Turqi.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete nga bisedimet.

Putin foli gjithashtu çështjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke sugjeruar se ato mund të kenë një efekt pozitiv në vend.

“Këto janë kohë mundësish për të ecur drejt forcimit të sovranitetit tonë ekonomik dhe teknologjik”, tha ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt./BBC