Ilustrim - Automjetet e kompanisë "Pastrimi" për heqjen e mbeturinave | Foto: Facebook

Punonjësit e pastrimit në protestë, u lanë jashtë Pakos Emergjente

 

Kompanitë Regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në nivel të Kosovës protestojnë sot për mos përfshirjen e këtyre kompanive në Pakon Emergjente të Qeverisë.

Protesta do të mbahet në oborrin e KRM “Pastrimit”.

“Duke ditur se këta punëtorë kanë kontakt te vazhdueshëm me rrezikun e infektimit të virusit Covid-19 prandaj nuk e meritojnë të anashkalohen nga Qeveria e Kosovës. Protesta do të mbahet në orën 11:00 -12:00, e cila do të jetë e përfaqësuar nga kryeshefat e Kompanive Regjionale dhe ekipi prej 30 punëtorëve dhe 6 kamionë të largimit dhe grumbullimit te mbeturinave”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.