Punëtorë teknik të shkollave e kujdesit parësor shëndetësorë në Prishtinë njoftojnë për protestë për rritje të pagave
20.11.2023 - 14:46
Punëtorë teknik të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe disa shkollave në Prishtinë do protestojnë të martën para Komunës së Prishtinës më kërkesën për rritje të pagave.
Kryetari i Federatës Sindikale e Punëtorëve Teknikë të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një njoftimi bëri të ditur se protesta do zgjasë një orë, respektivisht nga ora 10:00-11:00.
“Ju njoftojmë se nesër më datë 21.11.2023 duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 11:00, punëtorët teknik të QMF-Prishtinë dhe të disa shkollave të Prishtinës, do të protestojnë për një orë rresht para komunës së Prishtinës, arsyeja-rritja e pagave”- thuhet në njoftim.