Publikon në rrjete sociale fotografi intime të një vajze, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një djalë pasi i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale fotografi intime të një vajze.

Sipas raportit 324 orësh, rastin në polici e ka raportuar vajza, të cilës i janë publikuar fotografitë.

Fotografitë janë publikuar me datën 24 shkurt ndërsa i dyshuari është arrestuar të premten.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.