Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Protestohet para qeverisë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

Para ndërtesës së Qeverisë janë mbledhur një grup i ish-ushtarëve të UÇK-së për të protestuar në mbështetje të ish-komandantëve të tyre që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kjo protestë është organizuar nga Nuredin Gashi, ish-ushtarë i UÇK-së.

Kujtojmë se ish krerët e UÇK-së u arrestuan në dy javët e para të nëntorit të 2020. Ata po akuzohen se ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.