Fillon grumbullimi i veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës (FOTO)

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur para objektit të Kuvendit për protestën e lajmëruar për sot.

Nga ana tjetër edhe njësitë e Policisë së Kosovës janë vendosur në gatishmëri para fillimit të protestës.

Kjo protestë është paralajmëruar pas votimit në parim të pagës minimale.

OVL-UÇK në vazhdimësi kanë kundërshtuar mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga.

Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë.

Më 6 qershor, para Kuvendit të Kosovës kanë protestuar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veteranët kanë protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.