Protesta e PSD-së, Forenzika në vendin e ngjarjes - FOTO

Pas protestës së PSD-së ndaj vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, protestë e cila eskaloi me gjuajtje të mjeteve tymuese, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësite të Forenzikës, të cilët po mbledhin prova rreth asaj që ngjau gjatë protestës.

 

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn, Nol Nushin dhe aktivistë të tjerë, pjesë të protestës.

Po ashtu, një gazetar është rrëzuar në tokë, përderisa Policia e Kosovës ka hedhur sprej për të shpërndarë turmën.

Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare dhe do të mbajë takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë.

Tym e arrestime, protesta e PSD-së kundër vizitës së kryetares së Speciales – VIDEO