Tym e arrestime, protesta e PSD-së kundër vizitës së kryetares së Speciales - VIDEO

Partia Socialdemokrate është duke protestuar me mjete tymuese kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe një takimi të saj në një hotel në Prishtinë me shoqërinë civile.

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn, Nol Nushin dhe aktivistë të tjerë, pjesë të protestës.

Për shkak se tymit ka depërtuar edhe brenda objektit, aktualisht nuk po mbahet takimi i planifikuar i Trendafilovës me shoqërinë civile.

Policia është në vendngjarje.