Prokuroria, Foto: KALLXO.com

Prokuroritë ngritën 41 aktakuza në 24-orët e fundit

41 aktakuza janë ngritur në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale”- thuhet në njoftimin e bërë nga prokurori i shtetit.

Kurse dje raporti i prokurorit të shtetit tregonte  për 55 aktakuza të ngritura ndaj 67 personave brenda 24 orëve.

Prokuroria në Prishtinë prinë përsëri për nga numri i aktakuzave të ngritura gjatë 24 orëve, me gjithsej 25 aktakuza ndaj 31 personave.

Aktakuza në Prishtinë kanë të bëjnë me veprat penale si dhuna në familje, vjedhje, kanosje, vjedhje e shërbimeve, ngacmim, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, sulm dhe vepra të ngjashme penale.

Prokuroria e Prizrenit 24-orëshin e ka përmbyllur me 6 aktakuza të ngritura kundër 7 personave për vepra penale si ndërtimi pa leje, peshkimi i kundërligjshëm, kanosja, uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

Kurse Prokuroria e Gjilanit dhe ajo e Gjakovës kanë ngritur nga një aktakuzë.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Gjilanit kundër një personi ka të bëjë me veprën penale të ngacmimit.

Për blerje dhe posedim të pa autorizuar të narkotikëve, falsifikim të dokumenteve dhe vjedhje të identiteti Prokuroria në Gjakovë ka ngritur aktakuzën kundër një personi.

Prokuroria në Mitrovicë ka ngritur 7 aktakuza ndaj 7 personave.

Ndërsa prokuroria e Ferizajt ka ngritur një aktakuzë kundër 2 personave.