41 aktakuza janë ngritur në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në raportin e përditshëm 24 orësh ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje.
Dje gjatë ditës, në fshatin Gllavicë të Shtimes një person derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes.
Një person është ndalur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.