Prokuroria kërkon të dënohen ish drejtori i Urbanizmit dhe bashkëpunëtorit e tij
Drejtori i Urbanizmit Arben Bakalli, bashkë me ish-arkitektin e tashmë bashkëpunëtorin profesional pranë kësaj drejtorie Agron Gojani, po akuzohen me akuza të ndërlidhura me korrupsion.
Para dhënies së fjalës përfundimtare, prokurori Ramiz Buzhala i dorëzoi gjykatës një parashtresë me precizimin e veprimeve inkriminuese sa i përket të akuzuarit Agron Gojani, duke mos ndryshuar asnjë kualifikim i akuzës. Ai kërkoi nga gjykata që dy të akuzuarit të dënohen sipas ligjit.
Prokuroria pretendon se i akuzuari Agron Gojani kishte aprovuar kërkesën për kushte ndërtimore, ndërsa Arben Bakalli ka nënshkruar dhe lëshuar vendimin për të ndërtuar në kompleksin “Orize” në Gjakovë.
Në seancën gjyqësore të mbajtur në gjykatën e Gjakovës, përfaqësuesja e komunës, Vjollca Shyti, duke iu bashkangjitur ndjekjes penale, tha se nëse të akuzuarit shpallen fajtor, atëherë do të parashtron kërkesë pasurore juridike.
Në anën tjetër, mbrojtësit e dy të akuzuarve Meshari Selimaj dhe Arbër Guta, kërkuan lirimin e tyre, në mungesë të provave.
Seancën e fundit, njëri nga të akuzuarit kishte dhënë mbrojtjen e tij, tjetri ishte mbrojtur në heshtje.
Një seancë kishte dështuar për shkak të mungesës se njërit nga anëtarët e trupit gjykues.
Prokuroria pretendon se i akuzuari Agron Gojani kishte aprovuar kërkesën për kushte ndërtimore, ndërsa Arben Bakalli ka nënshkruar dhe lëshuar vendimin për të ndërtuar në Kompleksin “Orize” në Gjakovë.
Ata ishin deklaruar të pafajshëm.
https://kallxo.com/ligji/gjakove-drejtori-e-arkitekti-ne-gjyq-per-lejen-e-ndertimit/
Sipas aktakuzës, në muajin shkurt të vitit 2018, Agron Gojani në cilësinë e arkitektit pranë Drejtorisë për Urbanizëm, ku paraprakisht kërkohej bashkimi i parcelave kadastrale para fillimit të procedurave për leje ndërtimi, i akuzuari ka aprovuar kërkesën për kushte ndërtimore duke lëshuar vendim me të cilën ka aprovuar kërkesën për ndërtimin e objektit kolektiv në 6 parcela në pronësi të familjes Bakija.
Aktakuza shpjegon se i njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij me qëllim që të tjerëve t’u sjell dobi pasurore, në këtë rast Teuta Bakija si dhe t’i shkaktojë dëm të dëmtuarës Komunës së Gjakovës, duke vepruar në kundërshtim me Planin Urbanistik, ku sipas projektit ajo zonë ishte paraparë të jetë zonë gjelbëruese.
Ndërsa, drejtori i Urbanizmit në komunën e Gjakovës, Arben Bakalli ka keqpërdorur detyrës e tij ashtu që duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, ka nënshkruar vendim për kushtet ndërtimore për ndërtimin e objektit kolektiv në pronësi të familjes Bakija, e më pas e ka lëshuar atë vendim për leje ndërtimore.